Lajme
Refuzohen mbi 20 mijë zarfe me fletëvotime nga diaspora 
Demokracia
16:00 | 27 Shkurt 2021

Share:

Deri tani gjatë procesit të vlerësimit dhe verifikimit të votave të ardhura përmes postës, janë refuzuar 20 mijë e 400 zarfe me fletëvotime.

Kjo është konfirmuar në një konferencë për media nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, raporton Demokracia.com

Ai ka thënë se janë aprovuar mbi 50 mijë zarfe me vletëvotime, ndërsa janë refuzuar mbi 20 mijë të tilla.

“Po ashtu, shërbimi votues i KQZ-së të premtën në mesnatë ka përmbyllur procesin e vlerësimit të rreth 43 mijë e 500 pakove të supozuara me fletëvotime, të cilat kanë ardhur gjatë periudhës së votimit përmes postës nga 2 deri më 12 shkurt. Sipas të dhënave preliminare, janë aprovuar rreth 53 mijë e 600 zarfe me fletëvotime, ndërsa janë refuzuar rreth 20 mijë e 400 zarfe. Këto janë vetëm të dhëna preliminare, sepse shërbimi votues është duke rishikuar bazën e të dhënave nga ku do të kemi të shifra e sakta dhe përfundimtare të numrit të fletëvotime nga jashtë vendit të cilat do të numërohen këtu në QNR”, ka thënë ai./Demokracia.com/

LEXO edhe:

KQZ tregon se sa vendvotime janë rinumëruar deri më tani

Të ngjashme