Lajme
KQZ tregon se sa vendvotime janë rinumëruar deri më tani
Demokracia
15:32 | 27 Shkurt 2021

Share:

Deri në këtë moment janë numëruar 487 vendvotime nga 552 sa është numri i përgjithshëm i tyre.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi për Demokracia.com ka thënë se KQZ po vazhdon me punën intensive për përfundimin e aktiviteteve që po zhvillohen këtu në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

‘’Aktualisht në QNR është duke u bërë rinumërimi i vendvotimeve për të cilat ka marrë vendim Komisioni Qendror i Zgjedhjeve si dhe të premtën në mesnatë, sipas planifikimeve, është përmbyllur procesi i vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime të cilat kanë ardhur nga jashtë Kosovës’’, tha Elezi për Demokracia.com

Deri më tani janë rinumëruar rreth 88% apo 487 vendvotime nga 552 nga numri i përgjithshëm, gjithashtu të premtën në mesnatë ka përmbyllur procesin e vlerësimit të rreth 43 mijë e 500 pakove nga posta.

”Deri më tani janë rinumëruar rreth 88% apo 487 vendvotime nga 552 sa është numri i përgjithshëm i tyre. Po punohet maksimalisht që deri në përfundim të ditës së sotme të përmbyllim procesin e rinumërimit. Po ashtu, shërbimi votues i KQZ-së të premtën në mesnatë ka përmbyllur procesin e vlerësimit të rreth 43 mijë e 500 pakove të supozuara me fletëvotime, të cilat kanë ardhur gjatë periudhës së votimit përmes postës nga 2 deri më 12 shkurt. Sipas të dhënave preliminare, janë aprovuar rreth 53 mijë e 600 zarfe me fletëvotime, ndërsa janë refuzuar rreth 20 mijë e 400 zarfe’‘, thas Elezi./Demokracia.com

Të ngjashme