Sport
Reagimi i shumëpritur i Mirlind Dakut: Mendoj se e kam merituar ftesën nga Kosova, por e pranoj vendimin e trajnerit Bernard Challandes
Demokracia
22:08 | 23 Mars 2021

Share:

Përkundër 26 golave në 26 paraqitje këtë edicion në Superligën e Kosovës, Mirlind Daku nuk mori ftesë nga Kosova për ndeshjet e muajit mars.

Vendimi i Bernard Challandesit për të mos e ftuar “bomberin” gjilanas vuri në pah kritika e diskutime të shumta, raporton Demokracia.com.

Tashmë, sulmuesi i Ballkanit ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Daku thotë se mendon që e ka merituar ftesën, por që do ta pranojë vendimin e përzgjedhësit Challandes.

Postimi i plotë i Dakut:

Të dashur tifozë të futbollit të ekipit kombëtar,
Ju falënderojë për mbështetjen e vazhdueshme dhe jam mirënjohës për vlerësimin. E ndjej obiligim të ju drejtohem pas shumë polemikave në lidhje me mos ftesën nga trajneri Bernard Challandes. Unë gjithmonë e jap maksimumin në fushë dhe mundohem t’i ndihmojë ekipit por në fund përzgjedhësi është personi kompentent që vlerëson se cili lojtar duhet të ftohet te kombëtarja. Me formën që kam treguar mendoj se e kam merituar ftesën, por kjo nuk do të thotë që e kundërshtoj vendimin e përzgjedhësit Challandes, përkundrazi e respektoj atë dhe e falënderojë që ma dha mundësinë të isha aty në grumbullimin e kaluar. Ju premtojë, se do të punojë edhe më shumë që në të ardhmen të arrijë objektivat personal dhe të klubit tim, dhe herën tjetër t’ia ndryshojë mendjën përzgjedhësit Challandes.
Me respekt,
Mirlind Daku!“. /Demokracia.com

Të ngjashme