Sport
Ikona e Barcelonës befason të gjithë – rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare
Demokracia
17:58 | 26 Prill 2024

Share:

Futbollisti legjendar dhe ikona e Barcelonës, Romario, është kthyer nga pensionimi në moshën 58-vjeçare.

Braziliani ka nënshkruar për klubin e tij të fëmijërisë America Rio De Janeiro, teksa në të njëjtën kohë është edhe presidenti i tyre.

Në një intervistë të shkurtër, Romario e ka shpjeguar vendimin e tij për t’u rikthyer përsëri të luajë futboll.

“Unë luaj kur kam dëshirë, largohem kur kam dëshirë. Nëse trajneri nuk e pëlqen këtë, do ta shkarkojë atë. Nëse një lojtar nuk më pason topin mua, do ta dënoj atë”, ka thënë Romario me shaka.

Arsyeja e vërtetë për rikthimin e Romarios në fushat e gjelbra është për shkak të dëshirës së madhe për të luajtur së bashku me djalin e tij 30-vjeçar, Romarinho.

Romario përfiton minimumin e pagës që lejohet në Amerikë, e cila më pas i rikthehet klubit si donacion. Ish-legjenda braziliane nuk pritet që të laujë në ndonjë ndeshje të ligës.

Ikona e futbollit brazilian kishte veshur fanellën e Barcelonës nga 1993 deri në 1995, duke shënuar 39 gola dhe duke dhuruar 11 asistime në 65 ndeshje të luajtura.

Johan Cruyff i cili gjatë asaj kohe ishte trajneri i tij, e kishte cilësuar sulmuesin si një ‘gjeni të zonës së penalltisë’ si dhe kishte thënë që ishte lojtari më i madh të cilin e kishte stërvitur ndonjëherë

Të ngjashme