Sport
Gudmundsson “driblon” Interin dhe Juventus: Ëndërroj të luaj në Premier League
Demokracia
14:51 | 26 Prill 2024

Share:

Inter dhe Juventus janë vetë dy nga emrat e mëdhenj të futbollit europian, të cilët i kanë vënë sytë te Albert Gudmundsson. Për më tepër, sezoni i islandezit me fanellën e Genoa ka kohë që ësthë në qendër të vëmendjes, falë numrave dhe paraqtijeve të tij që është i destinuar të katalizojë vëmendjen në merkaton e verës.

Në një intervistë të fundit me “The Telegraph”, vetë lojtari duket se ka ide të qartë për të ardhmen e tij.

“Unë me të vërtetë dua të testoj veten në nivelin më të lartë të mundshëm. Që kur isha fëmijë, gjithmonë kam ëndërruar të luaj në Premier League, është diçka që dua ta provoj. Le të shohim se çfarë do të ndodhë në fund të sezonit. Për momentin kam një kontratë me Genoua dhe jam shumë i lumtur me sezonin tim në Serie A”, ka thënë ai.

Të ngjashme