Lajme
Rashiq e zbulon se ish-pjesëtari i ushtrisë serbe i emëruar zv/ministër nga Kurti është kryesori në komunën e Leposaviqit
Demokracia
10:23 | 09 Gusht 2023

Share:

Ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, padashje e ka zbuluar një fakt shumë të rëndësishëm.

Rashiq ka thënë se Radojica Radomiroviqi, ish-pjesëtari i ushtrisë së Serbisë, i emëruar nga Albin Kurti si zv/ministër më 25 maj të këtij viti, është një prej njerëzve më të rëndësishëm në komunën e Leposaviqit, shkruan Demokracia.com.

Rashiq e ka quajtur ish-pjesëtarin e ushtrisë serbe që kreu krime në Kosovë si njeri të përkushtuar dhe shumë institucionalist.

“Në Leposaviq në këtë moment e kemi një strukturë, duke nisur nga zëvendëskryetari, kryesuesi i asamblesë, gjashtë drejtorë të emëruar. Krejt kjo është bërë në bashkëpunim me zotin Radojca, i cili përnime, sipas meje, është shumë i përkushtuar dhe shumë institucionalist, i përgjegjshëm”, ka thënë ai në Kanal 10.

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se Radomiroviqi nuk ka qenë i përfshirë në operacione luftarake, por ka punuar në staf civil si kontabilist.

Por, sikur të mos mjaftonte kjo, ai në komunë e ka punësuar si drejtor edhe djalin e tij, Nikollën, që siç raportoi Demokracia.com, kryeministri Kurti e kishte përmendur në Kuvend si një nga 30 kriminelët e veriut, që ishin identifikuar nga organet e sigurisë si sulmues të gazetarëve, KFOR-it dhe Policisë së Kosovës.

LEXO EDHE: 

VIDEO | Kurti e punësoi kriminelin serb në kabinetin e Lulzim Hetemit, që në Kuvend e denoncoi për sulmet mbi KFOR-in, Policinë dhe gazetarët në veri

LEXO EDHE:

 

Albin Kurti, ‘nacionalisti’ i shtirur që po i rehabiliton pjesëtarët e ushtrisë kriminale të Serbisë në institucionet e Kosovës

Dikur, Albin Kurti, provonte ta lustronte edhe figurën e kreut të Listës Serbe, Goran Rakiq.

Rakiq, i cili organizonte protesta kundër Kosovës, nga Kurti konsiderohej si njeri konstruktiv që po e ruante rendin dhe po u ndihmonte institucioneve të Kosovës.

“Me atë çfarë di unë dhe çfarë më ka thënë, ai është kujdesur që situata të mos tensionohet, andaj edhe nuk do të marrë masa ndaj tij”, deklaronte Kurti më 22 shtator 2021, në kohën kur Rakiq ishte ministër i tij dhe po qëndronte në barrikada. /Demokracia.com/

“Është kujdesur që situata të mos tensionohet”| Si e inkurajonte Albin Kurti të qëndronte në barrikada Goran Rakiqin e Listës Serbe

LEXO EDHE: 

Rakiqi, të cilin Kurti hezitonte ta shkarkonte dhe e cilësonte konstruktiv, shihet në manovra ushtarake të ushtrisë serbe

Të ngjashme