Lajme
Rashiq deklarohet për herë të parë në Qeverinë Kurti: Jam këtu për të ndërtuar ura
Demokracia
11:19 | 13 Dhjetor 2022

Share:

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, sot tha se në Kosovë duhet të ngriten ura bashkëpunimi, ndërmjet të gjitha komuniteteve.

Ai në mbledhjen e qeverisë tha se duhet të harmonizohen nevojat e komuniteteve jo-shumicë dhe të ketë bashkëpunim më të madh.

Rashiq e mirëpriti ndarjen buxhetore për subvencionim të ndërtimit të shtëpive për komunitetet jo-shumicë.

Më tej ministri për Komunitete dhe Kthim tha “Dua të theksoj se jam këtu që të paktën të bëjmë përpjekje që të ndërtojmë ura… nuk jam i ri në këtë punë, kam përvojë 17 vjeçare por natyrisht çdo pozitë e re është sfidë…” tha ai.

Të ngjashme