Sport
Ranglista e re e UEFA-s për klube: Drita “bën ligjin” në Kosovë, lë pas katër skuadrat e Superligës
Demokracia
17:46 | 17 Prill 2022

Share:

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA, ka përditësuar ranglistën e re për klubet e futbollit në kontinentin e vjetër, përfshirë edhe ato në Kosovë.

Drita mbetet klubi me më së shumti pikë në vend, duke u renditur në pozitën e 254 me 5 mijë pikë në ranglistën e UEFA-s, raporton Demokracia.com.

E dyta në ranglistë nga futbolli i Kosovës renditet Prishtina, kampionia në fuqi e Kosovës që zë vendin e 281 me 4 mijë e 250 pikë.

Llapi, Gjilani, Feronikeli e Trepça ’89 ndodhen në pozitat 397, 398, 399 dhe 400 me nga 1 mijë e 633 pikë gjithsej.

Kësisoj, Drita konfirmon edhe njëherë se për shkak të performancave dhe arritjeve në disa faza të garave evropiane mbetet klubi me arritjen më të mirë në futbollin e Kosovës që nga pranimi në dy institucionet më të larta të futbollit botëror, UEFA dhe FIFA.

Feyenoord – Drita FC, Conference League

Kosova është pranuar me të drejta të plota në UEFA dhe FIFA në vitin 2016, kurse Drita nga ajo kohë deri edicionin e kaluar ka marrë pjesë tri herë në garat evropiane, e paraqitja që vlen të përmendet është ajo e edicionit të fundit kur gjilanasit u eliminuan me shumë vështirësi nga gjiganti holandez i futbollit, Feyenoord me rezultat 3:2 pas dy ndeshjeve, në kuadër të fazës së dytë të kualifikimeve për Ligën e Konferencës.

“Bardhekaltrit” nga Gjilani prapa shpinës kanë lënë edhe klube të mëdha shqiptare si Partizani e Skenderbeu.

Ranglista e UEFA-s tregon se klubi shqiptar me pozitën më të lartë është Shkendija e Tetovës që ndodhet në vendin e 137 me 9 mijë pikë./Demokracia.com/

Të ngjashme