Lajme
Karabinierët italianë ndihmojnë disa familje në nevojë në Leposaviq dhe Prishtinë
Demokracia
17:42 | 06 Maj 2024

Share:

Misionit i NATO-s, KFOR, ka bërë të ditur se karabinierët italianë kanë ndihmuar disa familje në nevojë në Leposaviq dhe Prishtinë.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se KFOR-i të udhëhequr nga NATO vazhdon aktivitetet e saj në mbështetje të komuniteteve lokale.

“Karabinierët dhuruan artikuj ushqimorë dhe pajisje elektrike për familjet në nevojë në Leposaviq dhe Prishtinë”.

“Kjo nismë është pjesë e aktiviteteve të rregullta të KFOR-it në mbështetje të të gjitha komuniteteve”, huhet në njoftim.

Të ngjashme