Lajme
Raporti nxjerr pakënaqësitë e popullit ndaj Kurtit: Nota 1-sh, mendojnë të largohen nga Kosova me mundësinë e parë
Demokracia
17:54 | 06 Maj 2024

Share:

Një raport i realizuar nga QHIP, ISRN dhe IB ka nxjerrë në pah vlerësimet e qytetarëve mbi qeverisjen e Albin Kurtit në Kosovë.

Në total janë anketuar 1350 persona nga 7 regjione të vendit, ku përqindje e madhe e tyre ia kanë vendosur notën 1 kryeministrit Kurti sa i përket perfomancës së tij.

30.96 për qind e të anketuarve thonë se Kurti po qeverisë dobët. Kjo ndoshta mund të jetë edhe arsyeja që 36.07 për qind e tyre “planifikojnë të largohen nga Kosova me mundësinë e parë”.

Tutje, në pyetjen se “A mendoni se qeveria aktuale ka arritur të përmbushë premtimet zgjedhore”, përqindje e lartë e qytetarëve shprehen të zhgënjyer.

Zhvillimi ekonomik është çështja e rëndësishme për të cilën qytetarët thonë se Qeveria Kurti nuk e ka trajtuar mjaftueshëm, duke vazhduar më pas arsimin, shëndetësinë, luftimin e korrupsionit dhe nepotizmit dhe papunësinë.

Qytetarët e kanë krahasuar qeverisjen Kurti njësoj sikurse qeverisjet e kaluara sa i përket pagave, nivelin e çmimeve, inflacionin.

Të njëjtin mendim kanë edhe sa i përket transparencës së kësaj qeverie./Paparaci

Shënim:

Ky raport prezanton rezultatet e sondazhit të realizuar në gjithë territorin e Kosovës nga data 15 deri më 25 prill 2024. Realizuar nga QHIP – Qendra për hulumtim dhe informim publik, ISRN – Instituti i Statistikës “Rahmil Nuhiu” dhe IB – Instituti i Ballkanologjisë.

Të ngjashme