Lajme
Rama ironizon pas spekulimeve se erdhi me mision: Qeverinë e Kosovës mund ta rrëzojë vetëm një protestë e Albin Kurtit
Demokracia
14:26 | 20 Qershor 2022

Share:

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se qeverinë e Albin Kurtit mund ta rrëzojë vetëm nëse Kurti organizon protesta kundër vetes.

Ai në një konferencë për media iu përgjigj spekulimeve se në Ohër ka thënë do ta rrëzojë Qeverinë e Albin Kurtit, transmeton Demokracia.com.

“Qeverinë Kurti tani mund ta rrëzojë vetëm një protestë e Albin Kurtit. Për sa kohë Albini nuk del në protestë kundër qeverisë së vet nuk ka kush e rrëzon. Kështu që s’ka lidhje kjo”, tha Rama.

Kurti: S’kam asgjë të re për “Ballkanin e Hapur”, Rama: Ky projekt nuk na bashkon, por…

Të ngjashme