Arte
Quo Vadis Aida: Filmi ku luan aktori shqiptar Alban Ukaj nominohet për Oscar
Demokracia
20:41 | 15 Mars 2021

Share:

Filmi boshnjak Quo Vadis, Aida në të cilin luan aktori Alban Ukaj, është në mesin e filmave të nominuar për Oscar.

Aktori shprehet që ‘është i emocionuar shumë për nominimin e filmit dhe se do të dëshironte të ishte bashkë me ekipën për t’i uruar, por situata e Covid në Bosnjë është më e rënda, që prej fillimit të pandemisë”, në një intervistë për Kultplus, transmeton Demokracia.com

“Është një film të cilin e kemi pritur për një kohë të gjatë, i cili ka zgju një kureshtje të madhe në arenën ndërkombëtare. Është film shumë emotiv dhe uroj që publiku shqiptar do të ketë mundësi ta sheh”.

“Unë shpresoj që me këtë nominim të zgjohet dhe të vihet një pikëpyetje për Bashkësinë Ndërkombëtare që ka bërë një lshim të pafajshëm për gjenocidin e Srebenicës. Është një prej projekteve më të rëndësishme për karrierë. Është ëndrra e secilit prej nesh”, shprehet ai.

Filmi është nominuar në kategorinë Best Internacional Feature Film dhe përcjell Aidën një përkthyese e UN në qytetin e Srebenicës. Kur forcat serbe pushtojnë vendin, familja e saj është në mesin e të shumtëve që kërkojnë strehë në kampin e UN.

Skenarin dhe regjinë e filmit e ka bërë Jasmila Zbanic./Demokracia.com

Të ngjashme