Arte
Quentin Tarantino: Shumica e filmave të fundit të regjisorëve të mëdhenjë kanë qenë të tmerrshëm
Demokracia
17:35 | 06 Qershor 2021

Share:

Ka kaluar një vit prej se regjisori Quentin Tarantino ka folur për vendimin e tij për t’u pensionuar nga regjia e filmave pas filmit të tij të 10-të.

Duket sikur ai vazhdon të besojë në këtë plan sipas paraqitjes së tij të fundit në “Pure Cinema Podcast”, ku ai ishte ftuar për të diskutuar 5 filmat e fundit të regjisorëve të tij të preferuar, shkruan Demokracia.com

Natyrisht këtu u diskutua edhe për planin e tij për të përfunduar karrierën e tij:

“Shumica e regjisorëve, filmat e fundit që kanë bërë kanë qenë të tmerrshëm dhe sipas mendimit tim ata do të bënin më mirë të ndalonin sa ishin në kulmin e lavdisë dhe kështu karriera e tyre nuk do të prishej nga filma të pavlerë”, ka thënë ai.

Ai bëri shaka duke thënë se ndoshta “Once Upo a Time in Hollywood”, që mori kritika të mira dhe fitoi një Oscar për “Best Supporting Actor”, duhet të jetë edhe filmi i tij i fundit.

Ai ka përfunduar duke thënë se ka dashur gjithmoë t’i ik ‘mallkimit të filmit të fundit të tmerrshëm” dhe të kthehet kah letërsia.

“Mendoj që në këtë periudhë të jetës sime, si bashkëshort dhe baba, duhet të nis të merrem më shumë me letërsi dhe t’i përkushtohem jetës shtëpiake”./Demokracia.com/

Të ngjashme