Arte
Quentin Tarantino për filmin Joker: E shtyn publikun të mendojë si një i çmendur
Demokracia
11:29 | 05 Shkurt 2021

Share:

Quentin Tarantino është bërë bashkë me Edgar Wright për një podcast që zgjati, në të cilën ata diskutuan për përvojat e paharrueshme të filmave.

Në këtë intervistë që zgjati 3 orë, Tarantino mes tjerash, foli për filmin “Joker” nga Todd Philip, me aktor Joaquin Phoenix, transmeton Demokracia.com

Ai tha se “kulminacioni i dhunshëm i filmit iu duk si një lloj master klase”.

“Përmbysja e kulminacionit ishte në një nivel masiv, përgjigja e publikut, shkaku dhe pasoja në ekran, atmosferën në teatër që ndryshon, ”tha Tarantino.

“Sekuenca e talk show-t në” Joker “përfshin të gjitha këto gjëra në një nivel të thellë, një nivel që është mbi kokën e shikuesve për t’ju thënë të vërtetën.”

Skena që përmend Tarantino, përcjell Arthur/ Joker si mysafir në Talk Show të Murray Franklin, i cili luhet nga Deniro. Skena përfundon me Arthur duke qëlluar me armë Murray përmes televisionit.

Megjithatë ai ngulmon në përvojën e shikimit të filmit në kinema dhe askund tjetër.

“Nëse e keni parë këtë film përmes online apo në DVD, ju nuk e keni parë filmin”.

“Karakteri i Talk Show,  Robert De Niro nuk është antogonisti i vërtetë. Ai duket si një antagonist, por nuk është më i keq se David Letterman. Ai është thjesht një komedian i ligë”.

Tarantino vazhdoi: “Ai nuk është antagonist. Ai nuk e meriton të vdesë. Megjithatë, ndërsa audienca po shikon Joker, ata duan që ai të vrasë Robert De Niro, “vazhdoi Tarantino. “Ata dëshirojnë që ai ta marrë atë armë, dhe t’a qëllojë në sy dhe t’i shpërthejë kokën e ndyrë. Dhe nëse Joker nuk do e vriste? Do të mërziteshim”.

“Ai e bëri audiencën të mendonte si një i çmendur dhe të dëshironte diçka ata kurrë nuk do ta dëshironin normalisht”./Demokracia.com

Të ngjashme