Lajme
Qeveria s’i ndalë sulmet ndaj Blerim Isufajt, Ministrja e Drejtësisë kalon në fyerje: I paaftë, pa integritet moral
Demokracia
14:51 | 26 Prill 2023

Share:

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, po ashtu e ka sulmuar ashpër prokurorin Blerim Isufaj që po synon të bëhet kryeprokuror. Qysh e ndërtoi këtë sulm ajo?

Ministrja Haxhiu adresoi disa nga kritikat e deputetëve opozitarë në lidhje me arrestimin e shefit të KEK-ut, z. Nagip Krasniqi, javën e kaluar.

Ajo u shpreh mes tjerash se “kjo nuk është drejtë. Kjo është drejtësi selektive.”

Haxhiu përmendi edhe raste që sipas saj nuk janë trajtuar nga ana e Prokurorisë.

“Më lejoni të ju njoftojë që vetëm ministria e Ekonomisë ka adresuar më shumë ndoshta se njëzet lëndë, qoftë në Polici e qoftë në Prokurori! Për asnjërën prej tyre, asnjëherë, nuk është ftuar askush që i ka deponuar këto raste.”,  u shpreh  Haxhiu në fjalën e saj.

Më konkretisht, ajo përmendi edhe rastin e një prone publike duke e akuzuar direkt një ish-ministër për të.

“Kam gjetur në Ministrinë e Drejtësisë, ta zëmë, që prona publike nga ish-ministri e ish-drejtori i burgjeve i është dhënë privatit.”

Sipas ministres, Prokuroria kishte thënë se për këtë rast dëmi nuk ishte bërë dhe prandaj çështja nuk ishte trajtuar.

“Ju e dini shumë mirë se për çka përkushtohet Qeveria Kurti. Neve na duhet një Kryerokuror që nuk e ka bishtin e zënë me derë…” , tha Haxhiu.

Ndërkohë, u tregua edhe më e ashpër kur i tha këto fjalë:

“Nuk mundemi edhe me shtatë vite me e çu me një prokuror që është i paaftë, që nuk ka integritet moral…”

Ajo tutje akuzoi partitë opozitare që kishin qenë të përfshirë në korrupsion e krim.

Të ngjashme