Lajme
Oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin më sfidues në ShBA
Demokracia
13:16 | 27 Prill 2024

Share:

Nëntoger Egzon Elshani ka përfunduar me sukses trajnimin më sfidues që organizon ushtria amerikane Ranger.

Nëntoger Egzon Elshani ka përfunduar me sukses trajnimin më sfidues që organizon ushtria amerikane.

“Ranger School është kursi më i vështirë i ushtrisë dhe edukimi kryesore i lidershipit dhe taktikave të njësive të vogla. Kursi Ranger është një pêrgatitje shumë sfiduese mendore dhe fizike që zhvillon aftësi funksionale të lidhura drejtpërdrejt me njësitë, misioni i të cilave është të angazhojnë armikun në luftime të ngushta dhe betejë të drejtpërdrejtë.

Për 62 ditë, pjesëmarrësit në Ranger stërviten deri në rraskapitje, duke shtyrë kufijtë e mendjes dhe trupit të tyre. Kursi përfshin tre faza (Darby, Mountain dhe Swamp) të cilat ndjekin metodologjinë e trajnimit zvarritje, ecje, vrapim”, ka njoftuar FSK.

Më tej në njoftim thuhet se në fazën “Darby”, studentët trajnohen për operacionet e skuadrës dhe përqendrohen në misionet e pritës, operacionet e bazës së patrullimit dhe planifikimin, para se të kalojnë në operacionet e togave.

“Në fazën malore, ata zhvillojnë aftësitë e tyre në nivel togu për të përmirësuar dhe përfunduar stërvitjen e tyre në fazën e Kënetës. Dhe pas këtyre fazave, pjesëmarrêsit Ranger janë të aftë në udhëheqjen e operacioneve luftarake të skuadrës dhe togës në të gjitha klimat dhe terrenet. Rangers janë ushtarak më të trajnuar, më të aftë, dhe të përgatitur për të shërbyer dhe udhëhequr ushtarët në pozicionin e tyre të ardhshëm të detyrës”, thuhet tutje në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke e mbështetur FSK-në, në ngritjen e kapacitetve profesionale ushtarake në të gjitha fushat e zhvillimit.

Të ngjashme