Lajme
Qeveria Kurti e ka bërë për “infuzion” Ministrinë e Shëndetësisë
Demokracia
21:28 | 18 Nëntor 2023

Share:

“E kemi prioritet”, tha kryeministri Albin Kurti në fillim të këtij muaji, në një postim për shëndetësinë. Por, faktet në realitet po flasin ndryshe.

Qeveria Kurti 2 filloi me ministër Arben Vitinë, i cili pas një kohe dha dorëheqje pasi kandidoi për Kryetar të Prishtinës, por pësoi humbje. Pas Vitisë, në krye të shëndetësisë erdhi Rifat Latifi, i cili qëndroi disa muaj në pozitën e ministrit e më pas dha dorëheqje. Pas tij, për afro tre muaj, si u.d e ministres ishte Dafina Gexha-Bunjaku dhe përsëri si minister u rikthye Arben Vitia.

Asnjëri prej tyre nuk ka lënë gjurmë në shëndetësi, shkruan Demokracia.com.

Siç u raportua këto ditë, Ministria e Shëndetësisë shpenzoi vetëm 8 për qind të buxhetit për investime kapitale.

Nga 24 milionë euro sa i kishte në dispozicion për vitin 2023, sipas raportit nëntëmujor të Ministrisë së Financave, për këtë kategori ajo ka shpenzuar më pak se 2 milionë euro apo vetëm 8 për qind.

Për afro tre vite nga ardhja në krye e “Kurti 2”, tri herë janë ndryshuar ministrat dhe investimet kapitale janë minimale./Demokracia.com/

Të ngjashme