Lajme
Qeveria e miraton Projektligjin për Buxhetin e vitit 2024 – vlera 3 miliardë e 314 milionë euro
Demokracia
15:47 | 31 Tetor 2023

Share:

Qeveria e Kosovës sot e ka miratuar Projektligjin mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024.

Kryeministri Albin Kurti e ka prezantuar sot projektligjin para kabinetit qeveritar duke thënë se vlera e përgjithshme e tij është 3 miliardë e 314 milionë euro.

“Koeficienti për vitin 2024 për punëtorët e sektorit publik do të jetë 110, ne po i rrisim pagat në sektorin publik. Për vitin 2024 e kemi shtuar numrin e policëve me 500 pjesëtarë dhe të FSK-së me 600 ushtarë”.

“Për Ministrinë e Punëve të Brendshme është hera e parë që ndahen 216 milionë euro, për Ministrinë e Mbrojtjes janë ndarë 153 milionë euro, për Ministrinë e Arsimit janë ndarë 370 milionë euro,  për Shëndetësinë janë ndarë 340 milionë euro e për ShSKUK-në ka buxhet për 25 për qind më shumë se vitin e kaluar, për Ministrinë e Drejtësisë kemi ndarë buxhet më shumë për 31 për qind më shumë se vitin e kaluar”.

“Për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit i kemi rritur buxhetin në 58 milionë euro vetëm për vitin 2024, do të vazhdojë me rritje edhe në vitet pasuese. Për investime infrastrukturore e kemi një buxhet prej 860 milionë euro edhe për investime kapitale. 742 milionë euro është buxheti për komunat e Kosovës, ku përfshihen edhe të hyrat vetanake nga komunat. Buxheti është për të gjithë për qytetarët nga taksat dhe tatimet”, ka thënë Kurti./Klankosova.tv

Të ngjashme