Lajme
Qentë endacakë sulmojnë mjekët në oborrin e QKUK-së
Demokracia
13:03 | 21 Prill 2022

Share:

Tre mjekë gjatë ditës së sotme janë sulmuar nga qentë endacakë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Në oborrin e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, tre mjekë sot janë sulmuar nga qentë endacakë.

Kjo është konfirmuar për Demokracia.com nga zyra për medie e Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës.

Ende nuk dihet për gjendjen e tyre, por e tëra që mësohet deri tani, bëhet fjalë për një kardiokirurg, një anesteziologe dhe një specializant i syve në Klinikën e Oftalmologjisë.

Dy prej këtyre mjekëve kanë kërkuar trajtim në Klinikën Emergjente të QKUK-së. /Demokracia.com/

Të ngjashme