Sport
Publikohen pamjet kur trajneri i njohur holandez përplaset me futbollistin e tij
Demokracia
12:59 | 21 Shtator 2021

Share:

Trajneri i njohur holandez Dick Advocaat, ka punuar në shumë klube, derisa një episod interesant i ishte ndodhur në kampionatin holandez, transmeton Demokracia.com.

Ai kishte drejtuar edhe klubin e njohur Feyenoordit. Së fundmi janë publikuar disa pamjet nga një dokumentar që po përgatitet për këtë skuadër, teksa shihet se Advocaat ka pasur përplasje me një nga ish-lojtarët e tij.

Bëhet fjalë për portierin Nik Marsman, i cili ishte i pakënaqur me skuadrën e tij dhe në dhomat e zhveshjes po bërtiste me të madhe: “Sa të këqij jemi?”.

Në pamje shihet momenti kur Advocaat futet aty dhe i thotë: “Hej, hej, hej”, dhe portieri i kthehej: “Hej çfarë!”.

“Mbylle gojën”, ia kthen trajneri portierit. Feyenoord është duke realizuar një dokumentar me emrin ‘Dat ene woord’.

Për më tepër shikoni videon e mëposhtme:

Të ngjashme