Sport
PSG-ja sigurt drejt titullit
Demokracia
22:57 | 21 Prill 2023

Share:

Paris Saint-Germaini po vazhdon sigurt drejt titullit kampion në Ligue 1.

Të premten mbrëma, PSG-ja fitoi në udhëtim tek Angersi 2:1

Të dy golat u shënuan nga Kylian Mbappe në minutat 9’ dhe 26’.

Për vendasit, shënoi Sada Thioub tre minuta para fundit.

Kur kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje, PSG-ja është në vendin e parë me 75 pikë, 11 më shumë se Marseille e vendit të dytë.

Angersi pothuajse edhe matematikisht ka rënë nga liga.

Të ngjashme