Lifestyle
Pse fasting 16:8 nuk është aq zgjedhje e mirë sa mendoje
Demokracia
15:23 | 04 Prill 2024

Share:

E ashtuquajturi “intermittent fasting”, metoda e të ushqyerjes që e përqendron konsumimin e vakteve në një hapësirë prej 8 orësh nuk është edhe aq e sigurt sa e mendon.

Një studim i ri i sapoprezantuar për “American Heart Association” ka dalë në konkluzionin se personat që e limitojnë konsumin e ushqimit në 8 orë ose me pak kanë më shumë gjasa të preken nga problemet kardiovaskulare.

Studimi i kryer në 20.000 të rritur amerikanë, zbuloi se rreziku është i lartë dhe prek ata që kanë tendencë gjenetike të sëmuren nga zemra dhe jo vetëm.

Theksohet se asnjë metodë ushqyerjeje që kufizon oraret e konsumit të vakteve nuk e ul asnjëherë rriskun për vdekje nga tromboza, apo problemet kardiovaskulare.

Studimi shton se vendimtare në jetëgjatësi është ushqyerja e mirë dhe sugjerohet që të ndiqet shpërndarja kohore bazë e ushqimit që përkon në konsumin e 3 vakteve të plota brenda 12-16 orësh.

Të ngjashme