Lajme
“S’ka líder më të fuqishëm se Hashim Thaçi”, Zana Avdiu ngrit zërin para Molliqajt
Demokracia
21:51 | 07 Maj 2024

Share:

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj është i ftuar në “Pressing” të T7.  Gjatë diskutimit, Zana Avdiu i tha se nëse Hashim Thaçi nuk ka mundur ta bëjë ripërcaktimin e kufijve, pse beson se mund ta bëjë ai.

” Nuk ka lider më të fortë se Hashim Thaçi, ta ka zotëru luftën, pavarësinë e po nuk ka mundur me bë. E po vjen ti, e Albin Kurti, duhet me i thënë të vërtetat Dardan”.

Pjesë nga debati:

Molliqaj: Ne i themi Serbisë jemi të gatshëm me bë ripëcaktimin e kufijve.

Avdiu: Nuk dëshirojnë ata.

Molliqaj: A e keni provu a?

Avdiu: Po a the ka provu Hashim Thaçi.

Molliqaj: Po nuk e kanë, Albin Kurti me shoqërinë civile u çuan e bënë protesta të mëdha. Gjermania ka qenë fuqishëm kundër”.

Avdiu: E pse po mendon që munden me të lë ty me bë atë. Pse Gjermania do të ndryshonte qëndrim.

Molliqaj: Duhet me i kuptu do gjëra.

Avdiu: Cilat gjëra bre Dardan.

Molliqaj: Po Hashim Thaçi.

Avdiu: Nuk ka lider më të fortë se Hashim Thaçi, ta ka zotëru luftën, pavarësinë e po nuk ka mundur me bë. E po vjen ti, e Albin Kurti, duhet me i thënë të vërtetat Dardan.

Të ngjashme