Lajme
Provimi i Maturës, Nagavci: Respektimi i rregullave është i domosdoshëm
Demokracia
08:49 | 24 Qershor 2023

Share:

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci u ka uruar sot nxënësve sukses në Provimin e Maturës gjersa ka theksuar se respektimi i rregullave është i domosdoshëm.

Ajo ka thënë se pret përgjegjësi të plotë nga të gjithë.

“Ju uroj shumë suksese sot, në provimin e maturës shtetërore në të cilin do tregoni aftësitë dhe shkathtësitë tuaja, të cilat i keni përvetësuar gjatë dymbëdhjetë viteve të shkollimit.

Që të kemi rezultate reale, respektimi i rregullave është i domosdoshëm andaj pres përgjegjësi të plotë nga të gjithë.

Ne qetësi e besim, ju inkurajoj që të jepni më të mirën nga vetja. Nga ana jonë do të keni gjithmonë mbështetje të pakursyer.

Suksese dhe mbarësi për të gjithë ju!”, shkruan Nagavci.

Të ngjashme