Barazia
“Prokuroria Themelore dështoi për t’i ofruar mbrojtje Sebahate Sopit, gënjeu publikisht”
Demokracia
12:49 | 17 Mars 2021

Share:

Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovë sot kanë publikuar gjetjet preliminare nga hulumtimet për rastin e vrasjes së Sebahate Sopit.

Ehat Miftaraj nga IKD përmes një konferencë për media ka konstatuar se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dështuar të ushtrojë kompetencat e saj për t’i ofruar ndihmë tashmë të ndjerës.

“Në rastin konkret, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dështuar të ushtrojë kompetencat e saj për t’i ofruar mbrojtje Sebahate Sopit. Prokuroria Themelore në Prishtine dje në mënyrë amatoreske u mundua t’i ikë përgjegjësisë dhe të gënjejë publikisht që ka marrë të gjitha hapat për mbrojtje”, tha Miftaraj.

Sebahate Sopi u vra mëngjesin e së dielës nga ish-bashkëshorti i saj, Lulzim Sopi, i cili më pas kreu vetëvrasje.

Demokracia.com ekskluzivisht raportoi se ngjarja kishte ndodhur për shkaqe xhelozie.

Ndërkaq, vetëm një ditë më vonë u raportua se tashmë e ndjera e kishte raportuar në polici ish-bashkëshortin e saj.

Megjithatë, Prokuroria përmes një komunikate për media të martën tha se viktima nuk kishte dashur të vazhdojë më tutje me rastin./Demokracia.com/

LEXO EDHE:

Vrasja e dyfishtë: Vajza e Sebahate Sopit kishte lajmëruar në polici se nëna e saj po dhunohej fizikisht

LEXO EDHE:

Detaje ekskluzive: Lulzim Sopi dyshohet se e vrau ish-bashkëshorten e tij për shkaqe xhelozie

Të ngjashme