Lajme
Zgjedhjet afër, s’ka më arrogancë | Osmani e Kurti në Studime: “E nderuar familje e ish-presidentit Thaçi”, “familjarë të ish-presidentit Thaçi”
Demokracia
19:03 | 02 Maj 2024

Share:

Zgjedhjet e reja po përmenden çdoherë e më shumë. Por, me afrimin e tyre edhe arroganca e Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit ka pësuar metamorfozë.

Në shënimin e 25-vjetorit të masakrës së forcave serbe në Studime të Vushtrrisë, ku ishin vrarë edhe 37 familjarë të bashkëshortës së ish-presidentit Hashim Thaçi, sot në pjesën hyrëse të fjalimeve të tyre, që të dy Osmani dhe Kurti duke treguar respekt për prezencën e tyre e përmendin familjen e ish-presidentit Thaçi.

“E nderuar familje e ish-presidentit Thaçi”, dëgjohet duke iu drejtuar atyre Osmani, ndërsa “familjarë të ish-presidentit Thaçi” u drejtohet më pas edhe Kurti.

Ndryshe, Vjosa Osmani si kryeparlamentare në ditën e parë të punës e kishte hequr nga zyra e saj fotografinë e presidentit Hashim Thaçi, ndërsa në ditën e 5 nëntorit 2020, menjëherë pas dorëheqjes së Thaçit kishte hyrë në zyrën e tij si triumfaliste, duke mos treguar kurrfarë ndjeshmërie. Po ashtu, vitet e para i kishte shfrytëzuar në masë të madhe duke e luftuar, herë publikisht e herë privatisht përmes gazetarëve të afërt me stafin e saj. Me avazin e njëjtë dhe me arrogancë politike, sulmet ndaj Thaçit, përkundër që gjendet i paraburgosur në Hagë gati që 4 vjet, nuk i kishte ndalur as kryeministri Albin Kurti, ndonëse këto sulme gjithnjë ishin kritikuar për shkak të mungesës së etikës nga ana e analistëve të shumë dhe e njerëzve publikë.

Megjithatë, tani që pothuasje jemi futur një fushatën paraelektorale, Kurti dhe Osmani kanë filluar ta përmendin më shpesh edhe luftën e UÇK-së, me shpresë që fitojnë simpati edhe në mesin e atyre që nuk njihet si elektorat i tyre.

Të ngjashme