Lajme
Detaje ekskluzive: Lulzim Sopi dyshohet se e vrau ish-bashkëshorten e tij për shkaqe xhelozie
Demokracia
11:00 | 14 Mars 2021

Share:

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Prishtinë. Demokracia.com ekskluzivisht raporton se Lulzim Sopi ka vrarë fillimisht ish-bashkëshorten e tij, e më pas edhe vetën.

Burime të Demokracia.com bëjnë të ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur për shkaqe xhelozie.

Lulzim Sopi dhe Sebahate Sopi kanë qenë të ndarë që një kohë, ndërsa ngjarja ka ndodhur tek banesa e kësaj të fundit.

Ndryshe, lajmin për vdekjen e dy personave e ka konfirmuar për Demokracia.com nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka bërë  të ditur se policia ka dalë në vendin e ngjarjes, bashkë me prokurorin dhe mjekët emergjentë.

“Rreth orës 09:00 policia ka pranuar informatën për dy persona të pajetë në lagjen Emshiri në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me prokurorin e shtetit dhe mjekët emergjentë”, ka thënë ajo.

Ahmeti tutje ka bërë se vdekja e personave është konstatuar nga ekipi mjekësor.

“Aktualisht policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti në fund./Demokracia.com/

Dy personat në Prishtinë dyshohet se janë vrarë

Të ngjashme