Lajme
Pro-rusët serbë dalin të protestojnë për Kosovën, shfaqen me shenjat e grupit ‘Wagner’
Demokracia
19:24 | 15 Shkurt 2023

Share:

Në qendër të Beogradit, Serbi, ka nisur një tubim i të djathtëve ekstremë në formë kundërshtimi të politikës shtetërore serbe ndaj Kosovës.

Tubimi është organizuar nga iniciativa e krahut të djathtë “Patrulla e Popullit”, e cila flet publikisht për lidhjet e saj me paraushtarakët rusë nga formacioni “Wagner”, përcjell Demokracia.com.

Disa nga pjesëmarrësit e protestës, siç raporton REL-i në edicionin serb, mbajnë simbolet “Wagner”.

Lideri i “Patrullës Popullore”, Damnjan Knezheviq, iu drejtua turmës dhe tha se askush në Partinë Progresive Serbe në pushtet (partia e Vuçiqit) “nuk mund ta quajë veten serb”.

Knezheviq iu drejtua, siç tha ai gazetarëve të mediave të huaja në gjuhën angleze, duke thënë se ata (pjesëmarrësit e takimit) “preferojnë propozimin rus”, në vend të atij franko-gjerman. /Demokracia.com/

Të ngjashme