Lajme
Prishtinë: Dy të huaj rrahin me grushte e shkop druri dy kosovarë
Demokracia
09:32 | 08 Maj 2022
Ilustrim

Share:

Dy shtetas të huaj kanë sulmuar dy kosovar të shtunën në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti i parë ka ndodhur në ora 10:30,  ku një shtetas i huaj ka sulmuar fizikisht duke e goditur me grushte viktimën mashkull kosovar, përcjell Demokracia.com.

Sipas policisë me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje

“SULM / Sheshi Zahir Pajazit, Prishtinë 07.05.2022 – 10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj, pasi që i njëjti  ka sulmuar fizikisht duke e goditur me grushta viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Ndërsa rasti i dytë ka ndodhur në ora 17:30, ku shtetas i huaj ka sulmuar me një shkop druri viktimën mashkull kosovar, i cili ishte shitës ambulant në shesh

“Sheshi Zahir Pajazit, Prishtinë, 07.05.2022 – 17:30. Është arrestuar një i dyshuar mashkull shtetas i huaj pasi i njëjti ka sulmuar me një shkop druri viktimën mashkull kosovar (shitës ambulant në shesh). Viktima   ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së.

Në njoftimin e Policisë thuhet se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Demokracia.com/

Të ngjashme