Lajme
Pretendimi i Daçiqit, thotë se Kosovën e kanë çnjohur 28 shtete
Demokracia
22:47 | 24 Korrik 2023

Share:

Ivica Daçiq, ministër i Punëve të Jashtme i Serbisë, ka lëshuar një pretendim të madh në publik e që lidhet me shtetin e Kosovës.

Sipas tij, pavarësinë e Kosovës e kanë çnjohur 28 shtete.

“Fushata për heqjen e njohjeve pikërisht nisi nga ana e Surinamit. Ju kujtoj që kjo është ajo nota që e kemi marrë më 27 tetor 2017, dhe nga atëherë edhe 27 shtete, pra pas Surinamit, kanë tërhequr njohjen. Prandaj për këtë ne e kemi borxh një falënderim të pamatshëm për Surinamin”,tha Ivica Daçiq, ministër i punëve të jashtme të Serbisë të hënën pas takimit që e kishte me homologun nga Surinami, Albert Ramdin, transmeton Klan Kosova.

Të ngjashme