Lajme
Kursimtarja Osmani shpenzoi 4 mijë euro derivate për 4 vjet si deputete e LDK-së
Demokracia
16:11 | 08 Shkurt 2022

Share:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kishte shpenzuar rreth 4 mijë euro për karburante sa ishte deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së.

Këto shpenzime, Osmani i kishte bërë vetëm gjatë katër viteve, nga 2011 deri më 2014, shkruan Demokracia.com.

Në raportin e Kuvendit të Kosovës mbi shpenzimet e deputetëve për karburante ndër vite, Osmani në vitin 2011 kishte shpenzuar 380 euro, në vitin 2012 kishte shpenzuar 1780, në vitin 2013 kishte shpenzuar 1240 dhe në vitin 2014 kishte shpenzuar gjithsej 520 euro.

Në total, i bie që Osmani për katër vjet kishte shpenzuar 3920 euro.

Këto të holla, ajo i kishte marrë për udhëtimin e saj nga Mitrovica në Prishtinë.

Vlen të theksohet se në vitet pasuese, Vjosa Osmani nuk ka marrë kompensime. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme