Lajme
Mediumi francez me propagandë pro-serbe, artikulli tendecioz i “France24” për veriun: Serbët u larguan nga Kosova për shkak të përkeqësimit të kushteve të jetesës
Demokracia
09:32 | 01 Maj 2024

Share:

Në një reportazh të agjencisë “France 24” kushtuar rrjedhës së tensionuar të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, posaçërisht sa u përket zhvillimeve në pjesën veriore të Kosovës të banuar me shumicë serbe, pretendohet se serbët janë duke u larguar nga Kosova për shkak të “përkeqësimit të kushteve të jetesës” pas ndalimit të përdorimit të dinarit.

“Në komunat veriore të banuara me shumicë serbe në Kosovë, shumë flasin për t’u larguar përgjithmonë, qoftë në Serbi, apo në ndonjë vend tjetër, përderisa kushtet e jetesës përkeqësohen. Mijëra [serbë] u larguan në vetëm pak muaj”, pretendon agjencia franceze, ndonëse asnjë vëzhgues ndërkombëtar nuk ka parë lëvizje negative të popullatës serbe.

Nuk është aspak e vështirë që të rrëzohet pretendimi dhe manipulimi i rrezikshëm i “France 24” për largimin e serbëve nga Kosova, dhe jo vetëm për faktin se nuk është dhënë asnjë provë – pretendimi i “France 24”  për largimin e serbëve nga Kosova duket të jetë i bazuar vetëm në disa njohuri konvencionale dhe narrativën serbe, por nuk tregon realitetin në terren, transmeton albanianpost.

Një pjesë e madhe u kushtohet edhe institucioneve shëndetësore në komunat me shumicë serbe që punojnë në sistemin paralel të Serbisë. Në reportazhin e agjencisë franceze, i cili është i mbushur plot të pavërteta, synohet të krijohet përshtypja e një “krize humanitare” për shkak të “mungesës” së ilaçeve sepse autoritetet e Kosovës “ua ndalojnë” importin nga Serbia.

Megjithatë, përkundër se ekzistojnë shumë pak të dhëna për mungesën e produkteve mjekësore në pjesën veriore të vendit, autoritetet kosovare të shëndetësisë siguruan muaj më parë se çdo kërkesë për donacion në institucionet shëndetësore në komunat me shumicë serbe, miratohet pa vonesë. Por agjencia franceze e lajmeve zgjodhi që të mos e marrë parasysh këtë.

Të ngjashme