Lajme
Bedri Hamza i preferuari i ndërkombëtarëve, gjashtë ambasadorë takon për dy ditë
Demokracia
10:28 | 01 Maj 2024

Share:

Kryetari i Mitrovicsë, Bedri Hamza, ka takuar Ambasadorin e Francës, Olivier Guerot.

Hamza ka thënë se ka pasur një bashkëbisedim “për raportet dhe miqësinë ndërshtetërore Kosovë- Francë, për shqetësimet e gjithë qytetarëve të vendit tonë.

Më tej, ai ka pasur një mesazh edhe për Qeverinë Kurti e cila kritikohet për prishje të raporteve me ndërkombëtarët.

Kosovës i duhet bashkëpunimi dhe koordinimi i ngushtë me partnerët e saj, që me hapa të sigurt ta vazhdojë rrugëtimin evropian!” – ka shkruar ai.

Një ditë më parë, Hamza ka takuar pesë ambasadorë të vendeve të ndryshme.

Statusi:

Një bashkëbisedim i frytshëm me Ambasadorin e Francës, Olivier Guerot, për raportet dhe miqësinë ndërshtetërore Kosovë- Francë, për shqetësimet e gjithë qytetarëve të vendit tonë. Kosova është e bekuar me aleatët e saj, të cilët përherë na qëndruan afër dhe na mbështetën.

Ne do t’i rishikojmë në të ardhmen të gjitha mundësitë që kemi për rritjen e bashkëpunimit të ndërsjellë, në shumë projekte ekonomike dhe kulturore.

Ambasadorit Olivier Guerot i kërkova mbështetje diplomatike dhe politike edhe për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Kosovës i duhet bashkëpunimi dhe koordinimi i ngushtë me partnerët e saj, që me hapa të sigurt ta vazhdojë rrugëtimin evropian!

Të ngjashme