Sport
Presidenti i UEFA-s tregon në cilat shtete do të luhet Botërori i vitit 2030
Demokracia
19:48 | 05 Shtator 2022

Share:

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, është shprehur i bindur se Spanja dhe Portugalia do të jenë nikoqire të Kupës së Botës 2030.

Gjatë hapjes së kongresit ndërkombëtar “Football Talks”, të mbajtur në Lisbonë , ai ratifikoi mbështetjen e pakushtëzuar për kandidaturën e dy vendeve të Gadishullit Iberik.

“Jam i sigurt se Botërori 2030 do të luhet në Spanjë dhe Portugali, dy vende që e ndjejnë futbollin”, tha shefi ekzekutiv i UEFA-s.

“Është një bast fitues dhe ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar këto vende që janë të apasionuara pas futbollit, që jetojnë dhe marrin frymë futbolli dhe që kanë një infrastrukturë të mirë”, tha Ceferin në videokonferencë.

Spanja dhe Portugalia nënshkruan një marrëveshje për nisjen e kandidaturës së përbashkët në qershor 2021, njëmbëdhjetë vjet pasi kishin paraqitur gjithashtu një projekt të përbashkët për organizimin e Kupës së Botës 2018 që FIFA i dha Rusisë, në një votim në të cilin ajo dha edhe Kupën e Botës në Katar 2022.

Të ngjashme