Intervista
Prepolli për merkaton e janarit: Ballkani ka bërë pak përforcime, por besoj se janë cilësore
Demokracia
14:55 | 02 Shkurt 2023

Share:

Ish-futbollisti i mirënjohur kosovar, tani analist i futbollit, Arsim Prepolli në një prononcim për Demokracia.com ka folur rreth merkatos dimërore të transferimeve në Kosovë.

Prepolli tha se është e vështirë që klubet të marrin lojtarë të mirë në janar.

“Ka klube që kanë bërë merkato edhe pse është vështirë në gjysmësezon të marrësh lojtarë të mirë dhe të lirë. Kemi disa klube që kanë bërë përforcime aty ku kanë pas nevoj, por presim të shohim se sa janë të qëlluara, sepse e dimë që gjitha përforcimet nuk mund të dalin të mira“, pohon Prepolli.

LEXO EDHE:

Tregu i transferimeve i “varfër” në janar, vlerësojnë njohësit e futbollit të Kosovës

Prepolli përmend Ballkanin i cili, sipas tij, ka bërë pak prurje, por që është optimist se janë kualitative.

“Besoj se Ballkani ka bërë pak përforcime, por besoj se janë cilësore“, tha Prepolli.

Stinori pranveror në futbollin e Kosovës nis këtë fundjavë me ndeshjet e 1/8 së finales në Kupën e Kosovës, ndërkaq një javë më vonë starton edhe Superliga e Kosovës./Demokracia.com/

Të ngjashme