ShowBiz
Poston foton ‘hot’ e shtrirë në vaskë, Fjolla Morina reagon sërish për lajmet e arrestimit
Demokracia
12:23 | 05 Maj 2022

Share:

Demokracia.com gjatë ditës së mërkurë ka raportuar ekskluzivisht për arrestimin dhe më pas lirimin e këngëtares Fjolla Morina.

I pari që reagoi ishte avokati i saj, Fanol Krasniqi, i cili u shpreh se ajo ishte shoqëruar për në polici, por që u lirua menjëherë pas marrjes në pyetje.

Pas këtyre zërave, ishte Fjolla ajo që bëri një reagim në rrjetet sociale duke thënë se është në dyqan, meqenëse prej kohësh zotëron një biznes.

Morina nuk e ka lënë me kaq, pasi ka postuar edhe një fotografi në “Instagram”, ku shfaqe shumë provokuese nga vaska. Ajo ka kritikuar mediat për shkrimet që janë bërë rreth saj teksa mes tjerash ka shtuar: “Energji pozitive po më dhuroni, ju dua shumë”.

Nëna e dy vajzave kujtojmë që u shpall në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, meqenëse mbi të rëndon akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri.

Në atë kohë, Fjolla ishte së bashku me Fisnik Sylën, me të cilin u nda gjatë këtij viti.

Të ngjashme