ShowBiz
Teuta Krasniqi flet për ankthin dhe depresionin që përjetoi pas ndarjes nga Blero
Demokracia
23:36 | 26 Maj 2024

Share:

Aktorja e njohur shqiptare, Teuta Krasniqi, së fundmi ka qenë e ftuar në SOL në Klan Kosova.

Ajo ka folur për jetën private dhe karrierën profesionale, por edhe për disa tjera të ndjeshme.

Artistja për herë të parë ka rrëfyer për ankthin dhe depresionin që përjetoi pas ndarjes nga këngëtari Blero Muharremi.

Foto: Screenshot/YouTube

E njëjta tregon se në këtë kohë të vështirë mbështetja më e madhe ka qenë babai i saj.

“Babin kur unë e kam bërë shok shok ka qenë një kohë kur unë jam ballafaquar me sfidën më të madhe në jetën time pas ndarjes gjatë asaj periudhe dhe pas, ku për mua veç mbështetja te Zoti që kam kaluar një periudhë tepër të vështirë dhe nuk e kam pasur deri vonë lehtë me fol për atë periudhë për ankthin që e kam kalu, depresionin që e kam kalaur. Nuk kisha dashur askush me kalu çfarë kam kaluar unë, babai im ka qenë për mua gjithë”, u shpreh ajo.

Foto: Screenshot/YouTube

Krasniqi tutje theksoi: “Me babin e kam një asi afërsie që është personi i vetëm që më njeh tamam edhe që sa herë që kam ndonjë problem ndonjëherë tham në moment që unë e qes dhe ai më dëgjon, më duket sikur më është lehtësuar ai problem. Kjo është e vërtetë”.

Blero dhe Teuta kujtojmë që janë ndarë në vitin 2014 dhe kanë bashkë një vajzë të quajtur, Tara.

Të ngjashme