Sport
Portieri i Juventus tregon për problemin në zemër: U tremba, nuk merrja dot frymë
Demokracia
16:35 | 14 Prill 2023

Share:

Portieri i Juventusit, polaku, Wojciech Szczensy ka dhënë informacion për gjendjen e tij shëndetësore pasi ndjeu mbrëmë dhimbje në kraharo. Juventus po luante kundër Sporting Lisbonës, ndërsa portieri i “Zonjës së Vjetër” ndjeu shtrëngim në gjoks.

32-vjeçari la fushën, ndërsa në skuadër u panikosën për gjendjen e tij. Stafi mjekësor u kujdes deri në mbërritjen e “gardianit” në spital. Ai u pa me lot në sy teksa po linte fushën, duke i lënë vendin portierit Mattian Perin.

Juventusi konfirmoi se Szczesny, i cili më pas vazhdoi në dhomën e zhveshjes, ishte mirë sa i përket frymëmarrjes. “Pas një kontrolli fillestar, ai është mirë”, njoftoi klubi italian në “Twitter”. Siç ka raportuar “Sky”, ish portieri i Arsenalit iu nënshtrua ekzaminimeve më të detajuara përmes elektrokardiogramit.

“Isha i trembur, nuk isha në gjendje të merrja frymë, por tani ndihem mirë. Testet e konfirmuan se nuk ka ndonjë problem”, tha portieri polak.

 

 

Të ngjashme