Auto&Tech
Porsche po e shndërron fabrikën e saj kryesore në një prodhues të makinave sportive tërësisht elektrike
Demokracia
19:26 | 20 Shkurt 2022

Share:

Porsche po shpenzon 567 milionë dollarë (500 milionë euro) në fabrikën e saj në Zuffenhausen për ta transformuar atë në një fabrikë për makina elektrike që do të ndërtojë gjeneratën e ardhshme të makinave sportive elektrike 718 Boxster dhe Cayman.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, prodhuesi i automjeteve ka objektiva ambicioze për shitjet e automjeteve elektrike, që do të nënkuptonin një të tretën e të gjitha Porshe-ve të shitura deri në vitin 2025 dhe dy të tretat deri në vitin 2030, me energji elektrike.

Makina e ardhshme Macan EV, e cila do të ndërtohet në Leipzig, padyshim që do ta ndihmojë Porsche-në të përmbushë ato objektiva, por do të ketë nevojë për ndihmë nga makinat sportive të firmës.

Koncepti Mission R i zbuluar në Mynih vjeshtën e kaluar u cilësua si një model “futuristik i motorsportit”.

Të ngjashme