Lajme
Gashi: Qeveria Kurti ka tendencë kapjen e paligjshme të bordeve – dy raportet e fundit e nxorrën të dështuar
Demokracia
13:16 | 29 Prill 2024

Share:

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka bërë të ditur se këtë javë në Kuvend do të ketë seancë ku do të diskutohet edhe për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Sipas tij, qeveria Kurti ka tendencë që të bëjë kalimin e ligjeve antikushtetuese, poashtu edhe kapjen e bordeve dhe agjencive të pavarura. Siç tha deputeti i LDK-së, në këto borde e agjenci të pavarura janë të mbushura me militantë të VV-së, si dhe poashtu qeveria kurti pengon punën mbikëqyrëse të komisioneve parlamentare.

“Këtë javë seancë. Temat që do të diskutohen do të jenë me rëndësi të veçantë. Do të fokusohemi te raporti i DASH-it, mbi gjetjet nga një palë e tretë. Kemi deklaruar vazhdimisht këto tri vite se qeverisja e Albin Kurtit është një qeverisje që ka katër tendenca kryesore, e para kalimi i ligjeve antikushtetuese, të cilën e kemi bllokuar ne vazhdimisht, tendencë ka qenë kapja e paligjshme e bordeve dhe agjencive të pavarura, këtë kapje qeveria Kurti është treguar e zoja dhe e suksesshme, pasi shumica e tyre janë me militantë të partisë, poashtu ka qenë në vazhdimësi pengimi i vazhdueshëm i VV-së që të kryej mbikqyrjen parlamentare, duke penguar punën mbikëqyrëse të komisioneve parlamentare, dhe gjashtë prej tyre janë të bllokuara nga ta, veçanërisht ai me rezervat shtetërore”, tha Gashi.

Sipas Gashit, dy raportet e fundit kanë nxjerrë një qeveri të dështuar.

“Dy raportet e javës së fundit, kanë nxjerr një qeveri të dështuar dhe qeverisje të dështuar. Këtë javë do të flasim për raportin e DASH-it, dhe javën pasuese ose seancën pasuese do të flasim lidhur me punën tre vjeçare të qeverisë Kurti”, tha ai, derisa shtoi se si LDK marrëveshjet ndërkombëtare i votojnë, derisa theksoi se vetëm dy prej tyre jo.

“Marrëveshjet ndërkombëtare ne i votojmë, vetëm dy si votojmë, por të tjerat ne si LDK i votojmë. Problemi është te VV që nuk po arrin ti mobilizojë deputetët e vet. Nuk po arrin të gjejë konsensusin brenda deputetëve të vet”.

Të ngjashme