Lajme
DOKUMENT | Projekti për ndërtimin e tunelit në rrugën “Agim Ramadani”, Komuna e Prishtinës rrezikon të humbë disa mijëra euro në Gjykatën Komerciale
Demokracia
13:27 | 29 Prill 2024

Share:

Komuna e Prishtinës, e cila drejtohet nga kryetari Përparim Rama është paditur përsëri në Gjykatën Komerciale në Prishtinë lidhur me një tender. Këtë herë gjasat janë shumë të mëdha që komuna të humbë rastin për vendimin që mori për tenderin “Hartimi i projektit kryesor për ndërtimin e nënkalimit (tunelit) automobilistik në kryqëzim të rrugëve Agim Ramadani dhe Ibrahim Lutfiu Prishtinë”, shkruan Demokracia.com.

Komuna e Prishtinës ka filluar me procedurat tenderuese për ndërtimin e nënkalimit për vetura në rrugën “Agim Ramadani” për të cilin ka planifikuar një shumë prej 6 milionë eurove. Por, para se të hapej ky tender është bërë projekti sesi duhet të jetë ky nënkalim.

Demokracia.com ka raportuar se komuna ka shkelur Ligjin e Prokurimit kur e ka autorizuar kompaninë “Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit SHPK”- SHAK të bëjë këtë projekt. Kjo pasi fillimisht ishte hapur tender, duke u shpallur fituese kompaninë “3D” në një vlerë prej 184 mijë euro, e pastaj nuk i ishte nënshkruar kontrata pa asnjë arsye, ndërsa SHAK SHPK nuk ka qenë fare pjesëmarrëse në këtë proces tenderimi.

Demokracia.com ka gjetur se për projektin ideor është angazhuar kompania “Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit SH.P.K.”, e cila është regjistruar në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës më 27 qershor 2023, si shoqëri me përgjegjësi të kufizuara. Pronarë të saj janë ANARCH SH.P.K. dhe Ardi CC L.L.C. E para është në pronësi të Astrit Nixhës, e dyta në emër të Albi Shita. Kjo kompani në vitin e kaluar ka dalë fituese e tenderit që quhet “Konsulencë për themelimin e Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit për nevojat e Komunës së Prishtinës”.

Demokracia.com ka mësuar se pasi ishte shpallur fituese kompania “3D”, kishte pritur disa muaj që të ftohet për nënshkrim të kontratës, por komuna nuk e kishte bërë këtë, pa dhënë asnjë shpjegim të qëndrueshëm. Më pas, fiks më datë 6 mars 2024, kompania ka ushtruar padi në Gjykatën Komerciale në Prishtinë.

Duke u thirrur në Ligjin për Qasje në Dokumente Publike, Demokracia.com ka siguruar qasje në këtë padi.

Pasi ka dhënë të gjitha argumentet e veta, Kompania “3D” po kërkon nga Gjykata që e paditura – Komuna e Prishtinës t’i kompensojë fitimin e humbur, në vlerën e caktuar nga eksperti financiar, me kamatë ligjore prej 8 për qind.

“Paditësi paraqet këtë Padi për shpërblimin e dëmit real dhe fitimin e humbur si pasojë e refuzimit të zbatimit të detyrimit ligjor të të Paditurës që të bëjë nënshkrimin e një kontrate publike pas përfundimit të një procesi të ligjshëm të prokurimit, dështimit të nënshkrimit të Kontratës Publike nga e Paditura, përkundër faktit që: a. Paditësi kishte pranuar Njoftimin për Dhënie të Kontratës nga e Paditura, kjo pas përfundimit të një procesi të hapur dhe konkurrues të prokurimit publik; b. Njoftimi për Dhënie të Kontratës ishte i plotfuqishëm (ndaj Njoftimit për Dhënie të Kontratës nuk ka pasur kërkesë për rishqyrtim, apo ankesë në Organin Shqyrtues të Prokurimit), dhe c. Refuzimi për nënshkrimin e kontratës dhe zbatimin e kontratës me Paditësin është bërë kundërligjshëm dhe me qëllimin e favorizimit të një kompanie tjetër, të cilës i është dhënë tenderi me të njëjtën lëndë te prokurimit, sikurse pohohet nga e Paditura. Paditësi paraqet edhe kërkesën alternative, që në rast të refuzimit të kërkesës për kompenzimin e dëmit real dhe fitimit të humbur, të Detyrohet Komuna e Prishtinës në cilësinë e të Paditurës, që të nënshkruaj kontratën në përputhje me kushtet dhe kërkesat e Dosjes së Tenderit dhe të procesit të prokurimit publik të finalizuar”, thuhet në hyrje të padisë, përcjell Demokracia.com.

Më poshtë mund të lexoni vetëm një pjesë nga padia:

Përmbledhja e fakteve

Me datë 3 maj 2023, e Paditura në cilësinë e Autoritetit Kontraktues ka përpiluar dhe bërë publike dosjen e tenderit për shërbime me titull “Hartimi i projektit kryesor për ndërtimin e nënkalimit (tunelit) automobilistik në kryqëzim të rrugëve Agim Ramadani dhe Ibrahim Lutfiu Prishtinë” me numër të aktivitetit të prokurimit 616-23-4309-2-1-1 (“Dosja e Tenderit për Projektimin e Tunelit)”, me afat për dorëzim nga pjesëmarrësit deri me datë 19 qershor 2023, me vlerë të parashikuar prej 450,000.00 Euro (katërqind e pesëdhjetë mijë euro).

Kriteret për përzgjedhjen e operatorit ekonomik të suksesshëm janë bazuar në tenderin ekonomikisht më të favorshëm, respektivisht duke pasur parasysh çmimin më të ulët dhe afatin e përfundimit të projektit. Në të njëjtin aktivitet për prokurim të publikuar nga e Paditura, ka marrë pjesë edhe Paditësi.

Prova 1: Dosja e Tenderit me numër të prokurimit 616-23-4309-2.1-1, i datës 03.05.2023, dhe Njoftimi për Kontratë për lenderin me numër të prokurimit 616-23-4309-2-1-1, i datës 05.05.2023

Prova 2: Procesverbali i Hapjes së Tenderit me numër lë prokurimit 616-23-4309-2-1-1, i datës 03.07.2023

Pas një procesi transparent, objektiv dhe konkurrues, me datë 20 korrik 2023, Paditësi ka pranuar formën standarde për Tenderuesin e Suksesshëm përmes Njoftimit mbi Vendimin e Autoritetit Kontraktues, me të cilën Paditësi është deklaruar si tenderuesi i suksesshëm me tenderin ekonomikisht më të favorshëm sipas kritereve të përcaktuara në Dosjen e Tenderit. Paditësi kishte vënë tender të përgjithshëm me çmimin më të ulet me shumën prej KUR 184,670.00 (njëqind e tetëdhjetë e katër mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë euro), me afat të përfundimit të projektit për njëqind e pesëdhjetë (150) ditë.

Pas kalimit të afateve ligjore për paraqitjen e kërkesës për rishqyrtim dhe ankesës eventuale pranë Organit Shqyrtues të Prokurimit nga palët e treta, respektivisht pjesëmarrësit e tjerë në këtë aktivitet të prokurimit, e Paditura nuk kishte pranuar ndonjë kundërshtim nga palët gjegjëse, me ç’rast vendimi për shpërblimin me kontratë për Paditësin ishte bërë final dhe i detyrueshëm, ku dhe e Paditura nxjerr Njoftimin për Dhënie të Kontratës.

Prova 3: Njoftimi mbi Vendimin Autoritetit Kontraktues, i datës 20.07.2023

Pas Njoftimit për Dhënie të Kontratës, Paditësi me datë 26 korrik 2023 i është komunikuar Njoftimi për Dhënien e Kontratës me numër 616-23-4309-2-1-1/C1239 (“Kontrata Publike”). Data e planifikuar për nënshkrimin e Kontratës Publike e përcaktuar sipas Njoftimit ishte 28 korrik 2023,

Prova : Njoftimi për Dhënie të Kontratës për tenderin me numër të prokurimit 616-23-4309-2-1-1, i datës 26,07.2023

Krahas Njoftimit për Dhënie të Kontratës, Gazeta Express po ashtu ka publikuar dhënien e kontratës për hartimin e projektit Paditësit dhe pritjen e nënshkrimit të Kontratës Publike duke u bazuar në publikime nga vet e Paditura.

Prova 5: Publikimi i Gazetës Express me titull “Tuneli afer Kuvendit të Kosovës, jepet kontrata 185 mijë eurosh për hartimin e projektit”, i datës 27.07.2023

  1. Paditësi me datë 26 korrik 2023 ishte kontaktuar përmes email-it zyrtar nga zyrtari përgjegjës prokurimit pranë të Paditurës, duke e ftuar Paditësin për nënshkrim të Kontratës Publike me datë 31 korrik 2023 (“Data e Ftesës për Nënshkrimin e Kontratës”).
  2. Më tej, Paditësi përmes këtij komunikimi obligohet të siguroj Sigurimin e Ekzekutimit te Tenderit (“Sigurimi”), në përputhje me kërkesat e Dosjes së Tenderit për Projektimin e Tunelit dhe Nenit 63 të Ligjit për Prokurim Publik, Këtë Sigurim Paditësi e ke siguruar në vlerën prej EUR 18,467.00 (tetëmbëdhjetë mijë e katërqind e gjashtëdhjetë e shtatë euro), e cila shumë përfaqëson 10% të vlerës së Kontratës Publike. Data e këtij Sigurimit ka filluar me datë 27 korrik 2023, në përputhje me nenin 14 të draft Kontratës, përkatësisht para datës së parashikuar të nënshkrimit të Kontratës.

Prova 6: Komunikimi përmes e-mailit nga 7yrtari i Lartë për Prokurim datës 26.07.2023

Prova 7: Sigurimi i Ekzekutimit lë Tenderit, i datës 27.07.2023

12, Përkundër faktit që Paditësi paraqitet në zyret. përkatëse të të Paditurës për nënshkrimin e kontratës publike sipas ftesës së pranuar, njoftohet se kontrata nuk është e gatshme meqë ende nuk është nënshkruar nga personat përgjegjës të Komunës, respektivisht nga Kryetari i Komunës në cilësinë e Zyrtarit Kryesor Administrativ. 18. Që nga Data Ftesës për Nënshkrimin Kontratës, Paditësi ka bërë përpjeke të njëpasnjëshme për të vazhduar me nënshkrimin e Kontratës Publike, duke përfshirë por duke mos u kufizuar në shtyrjen e vazhdueshme të Sigurimit. Pavarësisht këtyre përpjekjeve, është vërejtur që ekziston një hezitim i pa arsyeshëm dhe i panjohur nga e Paditura për nënshkrim dhe finalizim të Kontratës Publike.

  1. Vonesa në nënshkrim ishte zgjatur për pothuajse katër (4) muaj dhe ka ngritur shqetësime serioze për Paditësin duke marrë në konsideratë dëmet financiare të cilat i janë shkaktuar dhe vazhdojnë të i shkaktohen si pasojë e mos realizimit të Kontratës Publike.
  2. Si rrjedhojë, Paditësi, përmes përfaqësueseve të tij të autorizuar, me datë 23 nëntor 2023 kishte dërguar tek e Paditura Kërkesën urgjente për nënshkrimin e kontratës pas përfundimit të suksesshëm të procedurave të prokurimit publik (“Kërkesa Urgjente”).

Prova 8 Kërkesë urgjente për nënshkrimin e kontratës pas përfundimit lë suksesshëm te procedurave të prokurimit publik dhe Njoftim lidhur me pasojat juridike të mos nënshkrimit të kontratës publike, i datës 23.11,2023

  1. Si përgjigje në Kërkesën Urgjente, e Paditura ka arsyetuar se një kontratë tjetër publike për të njëjtin shërbim ishte në proces të nënshkrimit dhe ishte nënshkruar para nënshkrimit të Kontratës Publike me Paditësin. Nënshkrimi i asaj kontrate tjetër publike sipas komunikimit nga e Paditura, ishte vonuar për shkak të ankesave në Organin Shqyrtues të Prokurimit. Për këtë arsye, e Paditura refuzon të nënshkruajë Kontratën Publike me Paditësin.
  2. Arsyetimi i të Paditurës për refuzimin e nënshkrimit të Kontratës Publike me Paditësin thirrej në Nenin 1 të Ligjit për Prokurim Publik për menaxhimin efikas të buxhetit, duke lënë Paditësin në një pozitë të dëmtuar financiarisht, dhe të diskriminuar juridikisht.

Prova 9: Komunikimi përmes email-it nga Zyra e Prokurimit te Komunës së Prishtinës, datës 26.12,2023

  1. Prandaj, mbi bazën e kësaj gjendje faktike, dhe marrë për bazë që refuzimi i nënshkrimit nga ana e të Paditurës është tërësisht kundërligjor, Paditësi kërkon nga Gjykata të vendosë si në kërkesëpadinë e parashtruar, duke e detyruar të Paditurën ta kompensoj dëmin real dhe fitimin e humbur sipas argumenteve juridike të elaboruara me këtë padi.
  2. ARSYETIMI DHE BAZA LIGJORE
  3. Baza ligjore për këtë padi njedhë nga Ligji Nr. 04/L-042 Per Prokurimin Publik të Republikës së Kosovës, sikurse është ndryshuar dhe plotësuar (Ligji për Prokurim Publik”) dhe Ligji Nr. 04/L-077 për Marrëdhëniet e Detyrimeve (“LMD”).

20, Në vijim, Paditësi do të argumentoj se A) Gjykata ka kompetencë lëndore për trajtimin e dëmit real dhe fitimit të humbur të shkaktuar nga ana e të Paditurës; Nuk ka pasur asnjë rrethanë ligjore që do ta autorizonte të Paditurën për refuzimin e nënshkrimit të Kontratës Publike dhe e Paditura ka pasur detyrim ligjor nënshkrimin e Kontratës Publike; C) E Paditura nuk ka bazë ligjore për anulimin e aktivitetit të prokurimit ku Paditësi ishte shpallur fitues; dhe D) Paditësit i takon e drejta në dëmshpërblim për dëmin real dhe fitimin e humbur të pësuar nga refuzimi i të Paditurës për nënshkrimi e Kontratës Publike.

Aspekti procedural

  1. Gjykata ka kompetencë lëndore për trajtimin e dëmit real dhe fitimit të humbur të shkaktuar nga ana e të Paditurës
  2. Si për fillim, vlen të theksohet që pasi është nxjerrë Njoftimi për Dhënie të Kontratës nga e Paditura, dhe pasi që Paditësi ishte ftuar ta nënshkruaj kontratën publike, e Paditura nuk ka ndërmarrë asnjë veprim procedural tjetër, por vetëm ka refuzuar të nënshkruaj kontratën sipas përgjigjes së evidentuar në provat e lëndës.
  3. Rrjedhimisht është krijuar detyrimi ligjor për nënshkrimin dhe zbatimin e Kontratës, sipas_ kushteve dhe detyrimeve të parashikuara në Dosjen e Tenderit he Draftin e Kontratës të përmbajtur aty. Refuzimi për përmbushjen e detyrimit ligjor është bërë me qëllimin e vetëm të favorizimit të një kompanie tjetër me çmim shumëfish më të lartë, Megjithatë, bazë ligjore për hyrjen në fuqi të Kontratës në përputhje me Dosjen e Tenderit është finale dhe detyruese.
  4. Nisur nga kjo gjendje juridike, i vetmi mjet efektiv juridik në dispozicion te Paditësit, është parashtrimi i padisë së detyrimit bazuar në Nenin 252 te Ligjit Nr, 03/L-006 për Procedurën Kontestimore.

 

Aspekti material

  1. Nuk ka pasur asnjë rrethanë ligjore që do ta autorizonte të Paditurën për mos nënshkrimin e Kontratës Publike dhe e Paditura ka pasur detyrim ligjor nënshkrimin formal të Kontratës Publike

24, Sa përket meritave të rastit, vien të theksohet që Ligji për Prokurimin Publik i i diferencon shkaqet në mes të anulimit (përfundimit) të dhënies së kontratës, dhe shkaqet për refuzimin e nënshkrimit të kontratës publike. Për këtë të parën, shkaqet listohen në Nenin 62 të Ligiit të Prokurimit Publik, ndërsa për këtë të fundit, shkaqet listohen në Nenin 26 të Ligjit të Prokurimit Publik.

  1. Kështu, sipas Nenit 26, paragrafi 4 të Ligjit për Prokurimin Publik në Republikën e Kosovës, ndryshuar dhe plotësuar përcakton se:

“^. Personat e autorizuar ąë lë nënshkruajnë sipas paragrafit 1. dhe 2, ose 3, I këtij neni mund të nënshkruajnë kontratën e tillë vetëm nëse përmbushen kushtet vijuese.

4.1. së paku dhjetë (10) ditë kanë kaluar nga data e publikimit të njoftimit për dhënien e kontratës; me kusht që, ky kusht lë mos aplikohet për prokurimet urgjente që sipas nenit 35.2.1 (ii). apo për një aktivitet të prokurimit të bazuar në nenin 36. apo për kontrata me vlerë minimale;

4.2. personat kanë konfirmuar edhe një herë se informatat që gjinden në “Deklaratën e Nevojave dhe Vendosmërisë për Disponueshmërinë e Fondeve” janë ende të sakta;

4,8. personat nuk kanë pranuar asnjë komunikatë nga OSHP ose gjykata në të cilën thuhet se kontrata nuk duhet nënshkruar.

  1. Ne rastin konkret nuk ka ekzistuar asnjë nga shkaqet e përcaktuara në nenin 26, paragrafi 4, nën paragrafet 1 deri në 3 të Ligjit të Prokurimit Publik. Andaj, nuk ka pasur asnjë bazë ligjore për refuzimin e nënshkrimit të Kontratës Publike.
  2. Përkundrazi, arsyetimi për refuzimin e nënshkrimit të Kontratës tregon qartazi dhe në mënyrë të hapur paligjshmërinë e veprimeve të palës së Paditur. Kjo për shkak se e ‘aditura në përgjigjen e datës 26 dhjetor 2023, ka njoftuar Paditësin se arsyeja e mos nënshkrimit të kontratës publike është për faktin se lënda e prokurimit tani mbulohet nga një kontratë tjetër publike e lidhur në mes t Paditurës dhe një operatori ekonomi tjetër, dhe është thirrur në_ Nenin 1 të Ligjit të Prokurimit Publik ku përcaktohen qëllimet e përgjithshme të prokurimit publik, sikurse shfrytëzimi i fondeve publike në formë efikase dhe transparente.
  3. Kjo përgjigje e të Paditurës përves që konfirmon se kushtet nga Neni 26, paragrafi 6 të Ligjit të Prokurimit Publik nuk janë plotësuar si bazë për mos nënshkrimin e kontratës publike, po ashtu konfirmon faktin se e Paditura ka aplikuar një trajtim të theksuar diskriminues- në dem të Paditëses, ku favorizon një operator ekonomik tjetër në dëm të Paditësit që në formë le ligjshme ishte shpallur fitues. Ky veprim i të Paditurës qartazi shfaq trajtimin diskriminator dhe të pabarabartë dhe bie ndesh me parimet themelore të Ligjit të Prokurimit Publik të mishëruara në Nenin ‘7 të këtij ligji.
  4. E Paditura nuk ka bazë ligjore për anulimin e aktivitetit të prokurimit ku Paditësi ishte shpallur fitues

29, Më tutje, edhe nëse e interpretojmë veprimin e të Paditurës për refuzimin e nënshkrimit te kontratës publike si përfundim (anulim) të aktivitetit të prokurimit ku fitues ishte shpallur Paditësit, ndonëse nuk ka prova për një veprim të tillë, për hire të argumentimit pranë Gjykatës, vlen të thuhet se Neni 62 i Ligjit për Prokurim Publik parasheh ë mënyrë eksplicite dhe ekskluzive rrethanat për të cilat një autoritet kontraktues ka të drejtë të përfundojë një aktivitet të prokurimit i cili nuk do të rezultojë në dhënien e kontratës. Rasti konkret nuk bie në asnjërën nga pikat 1.1., 1.2. apo 1.3. të këtij neni.

30, Per-me tepër, sikurse ishte ilustruar në Rastin KA Nr. 1428/22, i vendosur nga Gjykata Komerciale, Dhoma e Shkallës së Parë, Departamenti për Çështje Administrative, duke ju referuar Nenit 62 të Ligjit të Prokurimit Publik, ishte konststuar se anulimi nuk mund të bëhet nga ana e autoritetit kontraktues pasi është bërë vendimi i dhënies së kontratës është bërë i plotfuqishëm (shih, faqe 11, paragrafi 2), meqë nuk ka pasur kundërshtime nga operatorët ekonomik, dhe si rrjedhojë autoriteti kontraktues humbet të drejtën e anulimit të aktivitetit të prokurimit (ibid.).

  1. Na rastin konkret, rrethanat e ilustruara më lartë janë plotësuar, meqë e Paditura veçse ka nxjerrë Njoftimin për Dhënie të Kontratës, si dhe kërkesa për rishqyrtime apo ankesa eventuale në Organin Shqyrtues të Prokurimit nuk ishin paraqitur për këtë aktivitet të prokurimit. Rrjedhimisht, nuk ekziston asnjë bazë ligjore nga ana e Paditurës për anulimin e aktivitetit të prokurimit, qofte përmes veprimeve konkludente dhe qoftë përmes ndonjë akti formal, sepse Njoftimi për Dhënie të Kontratës ishte bërë i plotfuqishëm,
  2. Paditësit i lakon e drejta në dëmshpërblim për dëmin real dhe fitimin e humbur të pësuar nga refuzimi i të Paditurës për nënshkrimin e Kontratës Publike
  3. Duke u bazuar në çështje e mësipërme të arsyetimit te kësaj Padie, rezulton se Paditësit i janë shkaktuar dëme materiale nga refuzimi i të Paditurës në cilësinë e Autoriteti Kontraktues për përmbushjen e detyrimit të saj ndaj Paditësit, përkatësisht nënshkrimin e Kontratës Publike. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme