Lajme
Policia ndalon kontrabandimin e afro 4 mijë kilogram specave në veri
Demokracia
14:49 | 23 Shtator 2023

Share:

Policia e Kosovës, përmes një njoftimi të shtunën, ka bërë të ditur se më 22 shtator rreth orës 22:15 minuta ka parandaluar një rast të kontrabandës me mallra në pjesën veriore të vendit

Bëhet fjalë për 3 mijë e 600 kilogramë speca të ngarkuara në një kamion me targa të Serbisë i cili është ndaluar në fshatin Bistricë të Komunës së Lepsoaviqit.

Kamioni i ndaluar, sipas Policisë së Kosovës, po kontrabandonte speca nga Serbia.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe i cili ka autorizuar inicimin e rastit ‘kontrabandim me mall’. Malli dhe automjeti janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor. Rasti do të vazhdojë të trajtohet nga Njësia Rajonale e Hetimeve të Drejtorisë Rajonale e Policisë Kufitare-Veriu”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Të ngjashme