Lajme
Policia me aksion në pesë lokacione në Prishtinë, sekuestrohen armë zjarri
Demokracia
11:12 | 03 Tetor 2022

Share:

Policia e Kosovës në rajonin e Prishtinës ka ndërmarrë një aksion, ku ka kontrolluar pesë lokacione të ndryshme në kryeqytet.

Gjatë këtij aksioni policia ka arritur të sekuestrojë pesë armë zjarri të llojeve të ndryshme.

“Në kuadër të punës parandaluese janë ndërmarrë një sërë veprimesh hetimore dhe operative të cilat në veçanti kanë rezultuar me gjetjen e armëve dhe municioneve si dhe identifikimin e poseduesve të tyre.

Në këtë vazhdë, vetëm përgjatë vikendit që lamë pas,  në pesë lokacione të ndryshme të rajonit të Prishtinës policia ka arritur të gjejë dhe të sekuestroj:

-Dy revole të tipit ZORAKI, të  kalibrit 7.65 mm,

-Një revole të tipit SIG SAUER, e  kalibrit 9 mm,

-Një revole të tipit CZ, e  kalibrit 9 mm,

-Një revole të tipit CZ, e  kalibrit 7.65 mm, si dhe

-Nëntëmbëdhjetë (19) copë fishek të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka bërë të ditur se ndaj të dyshuarve për secilin rast ndaras, me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar hetim për veprën penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, dhe të njëjtit janë proceduar më tej.

Të ngjashme