Lajme
Policia jep detaje për plagosjen e dy personave në Klinë
Demokracia
20:36 | 12 Maj 2023

Share:

Përleshje të shoqëruara edhe me të shtëna me armë zjarri janë raportuar në sheshin “Faruk Elezi”, në Klinë, ku dyshohet për dy të plagosur.

Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës Fadil Gashi.

“Rreth orës 19:00 është raportuar për një përleshje në afërsi të Qendrës së Mjekësisë Familjarë në Klinë. Për pasojë, dyshohet se nga përdorimi i armës së zjarrit dhe mjetit të mprehtë kanë pësuar lëndime dy persona”, ka thënë Gashi.

Ai tha më tej se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ambulanca.

Sipas Gashit të plagosurit janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës./Demokracia.com/

LEXO EDHE:

Të shtëna me armë zjarri në Klinë, raportohet për dy të plagosur

Të ngjashme