Lajme
Të shtëna me armë zjarri në Klinë, raportohet për dy të plagosur
Demokracia
20:03 | 12 Maj 2023

Share:

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në orët e mbrëmjes në Klinë.

Nga këto të shtëna, raportohet të kenë mbetur të plagosur dy persona.

Njëra prej faqeve lokale të qytetit dukagjinas ka publikuar edhe pamje nga ky rast që thuhet të ketë ndodhur në sheshin “Faruk Elezi”.

Demokracia.com ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të përgjigjes së tyre.

Të ngjashme