Kuriozitete
Policia gjermane hasi në pasagjerin që kishte leje të qarkullimit dhe veturë me targa të viteve 1950
Demokracia
14:53 | 21 Maj 2022

Share:

Policia gjermane e ndaloi në autostradë një shofer për shkak të targave të ish-Republikës Demokratike Gjermane (RDGJ), një shtet që nuk ekziston prej më shumë se tre dekadash.

Më pas, me kërkesën për të identifikuar veten, burri ka nxjerrë një pasaportë me stemën e RDGJ.

Kjo e fundit u shua nga ribashkimi i dy gjermanive menjëherë pas rënies së Murit të Berlinit dhe asnjë nga dokumentet personale të asaj epoke nuk ka qenë në fuqi për një kohë të gjatë.

Burri më në fund i tregoi një dokument të vlefshëm, një patentë shoferi patrullës në parkingun pranë Chemnitz, pikërisht në Gjermaninë Lindore, dhe u identifikua pozitivisht.

Tashmë do të duhet të shpjegojë në gjykatë se pse ai drejtonte një veturë të paregjistruar dhe të pasiguruar ndërsa ka të ngjarë të dënohet për keqpërdorimin e targave.

Ndërkohë policia i ka sekuestruar targat DDR dhe pasaportën ndërsa vetura është kthyer në shtëpi me shërbim rimorkimi.

Të ngjashme