Kuriozitete
Intervistoi 90 persona për 55 orë – gruaja nga Nigeria shënon rekord botëror
Demokracia
10:26 | 26 Prill 2024

Share:

Një grua nigeriane ka shënuar rekord të ri botëror duke intervistuar 90 persona për 55 orë e 24 sekonda.

Clara Chizoba Kronborg udhëheq një emision në YouTube të quajtur “Women’s World Show”.

Intervistat e saj përfshijnë biseda me njerëz të etnive dhe profesioneve të ndryshme, të cilët folin rreth mënyrës se si kanë arritur sukses në fushat e tyre përkatëse, përcjell Telegrafi.

“Kjo përpjekje rekord ishte për bashkimin e individëve të ndryshëm dhe ndarjen e historive të tyre frymëzuese”, tha Kronborg për Guiness.

“Unë jam e përkushtuar për të ndihmuar njerëzit, veçanërisht gratë punëtore, për të ndarë historitë e tyre frymëzuese me njerëz që përballen me sfida të ngjashme”.

 

Bëhet e ditur se nigerianja intervistat i ka zhvilluar në një jaht në Marbella të Spanjës me një pauzë prej 5 minutash çdo orë.

Sfidat me të cilat është përballur përfshinin zërin, dhimbjet në qafë dhe shpinë.

Të ngjashme