Lajme
Policia e zë në flagrancë duke e vjedhur kulmin e stacionit të autobusëve në Mitrovicë
Demokracia
10:04 | 21 Gusht 2022

Share:

Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili është zënë në flagrancë duke vjedhur kulmin e stacionit të autobusëve.

Sipas policisë, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Raporti i plotë i Policisë së Kosovës:

VJEDHJE E RËNDË NË TENTATIVË

Mitrovicë Jugu 20.08.2022 – 02:21. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që është hasur në flagrancë duke vjedhur kulmin e stacionit të autobusëve. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Të ngjashme