Lajme
Policia e Kosovës përgënjeshtron Jevtiqin: Nuk u kthye asnjë autobus me serbë
Demokracia
13:18 | 22 Dhjetor 2022

Share:

Kryetari i Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiq, me anë të një postimi në Twitter ka deklaruar se Policia e Kosovës sot ndaloi dhe ktheu autobusë me serbë nga Shtërpca të cilët donin të merrnin pjesë në protestën e organizuar në Rudar, dhe se sipas tij, u shqiptuan gjoba ndaj të gjithë atyre që nuk posedonin letërnjoftime të Kosovës.

Ky informacion u demantua nga Policia e Kosovës.

Burimet e Klan Kosovës brenda këtij organi të rendit thonë se ky informacion është absolutisht i pasaktë dhe se një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

“Policët kanë dalë për ta monitoruar trafikun, por asnjë autobus nuk është kthyer”, thotë burimi brenda policisë.

Të ngjashme