Lajme
Policia e konfirmon plagosjen e një personi në Vranjevc| Pamje të arsenalit të armëve që iu gjetën
Demokracia
11:14 | 08 Maj 2022

Share:

Policia e Kosovës është deklaruar për përdorimin e armës nga një polic gjatë një bastisjeje sot në lagjen Vranjevc të Prishtinës.

Demokracia.com ka raportuar ekskluzivisht se kjo ngjarje ka ndodhur sot rreth orës 08:00, pas një operacioni në rrugën “Asllan Pireva” në Prishtinë.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se me të arritur në lokacion-shtëpinë e banimit të personit të dyshuar, policia ka hasur në personin e dyshuar, i cili papritmas ka drejtuar armën në drejtim të zyrtarëve policorë, duke e rrezikuar jetën e tyre, përcjell Demokracia.com.

“Falë shkathtësive dhe veprimeve të shpejta të zyrtarit policor, i njëjti në vetëmbrojtje ka përdorur armën ndaj personit të dyshuar me qellim të neutralizimit të rrezikut për jetën e tij dhe kolegëve të tjerë. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kane hasur një arsenal armësh që posedonte personi i dyshuar. Personi i dyshuar është transferuar për trajtim mjekësor, përderisa rasti vazhdon të hetohet edhe me tutje nga autoritetet kompetente”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Demokracia.com ka mësuar se bëhet fjalë për Bajram Babiqin, i cili tani është në gjendje të rëndë pas plagës që ka marrë dhe është duke u trajtuar në QKUK.

LEXO EDHE:

EMRI| Ky është personi që u plagos nga policia, pasi rezistoi në bastisjen e shtëpisë së tij në Prishtinë

Njoftimi i plotë:

Zyrtari policor në vetëmbrojtje detyrohet të përdor armën e zjarrit ndaj të dyshuarit

Prishtinë, 08 maj 2022

Lidhur me raportimet se me datën 07.05.2022, në zonën e përgjegjësisë së stacionit policor veriu në Prishtinë  ka pasur të shtëna me armë zjarri, pas informacioneve të mbledhura dhe hetimeve të kryera, bazuar në urdhrin e gjyqtarit të proceduarës paraprake sot më datë 08.05.2022, në lokacionin e dyshuar është kryer një bastisje nga zyrtarët policorë.

Policia gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore bazuar në urdhëresën e gjykatës ka ndërmarr veprime në realizim të bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit (B.B.).

Me të arritur në lokacion-shtëpinë e banimit të personit të dyshuar policia ka hasur në personin e dyshuar, i cili papritmas ka drejtuar armën në drejtim të zyrtareve policor duke ua rrezikuar jetën e tyre.

Falë shkathtësive dhe veprimeve të shpejta të zyrtarit policor i njëjti në vetëmbrojtje ka përdorur armën ndaj personit të dyshuar me qellim të neutralizimit të rrezikut për jetën e tij dhe kolegeve të tjerë.

Njësitet policore ne vendin e ngjarjes kane hasur një arsenal armësh që posedonte personi i dyshuar.

Personi i dyshuar është transferuar për trajtim mjekësor, përderisa rasti vazhdon të hetohet edhe me tutje nga autoritetet kompetente./Demokracia.com/

 

Të ngjashme